Aro Muriq

Muriqi titullar në fitoren e Burnleyt ndaj Sheffieldit, u vlerësua me notën më të lartë

Arijanet Muriq e ka shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin e trajnerit të Burnleyt, Vincent Kompany.

Muriq dhuroi paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren 4:1 të Burnleyt në udhëtim te Sheffield Unitedi. Kësisoj, Burnley mbetet në luftë për mbijetesë. Ka 23 pikë në venin e 19-të, tre më pak se vendi i 17-të.

Faqja që merret me vlerësimin e lojtarëve, “SofaScore”, e ka zgjedhur portierin e Kosovës si më të mirin e ndeshje, duke e notuar me 9.

Muriqi realizoi 10 pritje, prej tyre tetë brenda zonës.

Pati 57 pasime, 43 prej tyre ishin të sakta. Gaboi në një pasim, por arriti ta përmirësonte duke bërë pritje të mrekullueshme.

25-vjeçari ka kaluar ditë të vështira në Premier League. Gaboi në dy ndeshje radhazi, çka i kushtuan Burnleyt me humbje të pikëve. Por Kompany vazhdimisht ka treguar se e pëlqen lojën e Muriqit. /Ballkani.info