Vedat Muriqi kërkon të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, për këtë arsye i ka kërkuar menaxherit të tij që të transferohet në Galatasaray.
Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar një edicion fantastik me Rizesporin në Superligën turke, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 8 asiste, ndaj dhe kërkesat për të nga skuadra me emër në Turqi dhe jo vetëm nuk kanë munguar.
Fenerbahçe është një prej klubeve që ka shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, por Muriqi ka ambicie më të mëdha, pasi gjigantët turq nuk luajnë në Champions.
Dëshira e madhe e 24-vjeçarit është të transferohet të skuadra tjetër e madhe e Stambollit, Galatasaray. Rizespor ka kërkuar 7 milionë euro nga klubet e interesuara për Vedat Muriqin.







