Muriqi: Patëm më shumë topin, në fund u shpërblyem me një pikë

Sulmuesi Vedat Muriqi ka thënë se Kosova ka pasur më tepër posedim të topit ndaj Greqisë dhe në fund është shpërblyer me një pikë.

Kosova barazoi 1:1 në Prishtinë me Greqinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022. Muriqi realizoi golin e barazimit për Kosovën në minutën e 92-të. Muriqi kishte realizuar edhe golin e fitores për Kosovën pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Greqisë. Kosova fitoi 1:0.

“Patëm topin më shumë, sidomos në pjesën e dytë dhe në fund u shpërblyem me një pikë. Një pikë është më mirë se asnjë dhe ndaj Spanjës të marrim ndonjë pikë. Na kishte marrë malli për shikuesit dhe shpresojmë të mbushim më tepër stadiumin në të ardhmen. Çdo ndeshje japim më të mirën. Sa më shumë të kemi ndeshje pa humbje aq më mirë”, ka thënë Muriqi.