Muriqi, pas fitores dramatike të Lazios: Çfarë ndeshje, çfarë skuadre

Vedat Muriqi ka reaguar pas ndeshjes dramatike mes Torinos dhe Lazios.

Lazio e mundi 4-3 Torinon në udhëtim me dy gola të shënuar në fund të takimi.

Muriqi e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje solide, derisa në minutën e 57’ lëshoi vendin për Ciro Immobile që shënoi golin e barazimit në kohën shtesë për 3-3, para se Felipe Caicedo të shënojë golin e fitores po ashtu në shtesë, për 4-3.

Pas ndeshjes, në rrjetin llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Muriqi shprehu gëzimin për këtë fitore me përmbysje.

“Çfarë ndeshje, çfarë skuadre. Djelmosha të mrekullueshëm”, ka shkruar Muriqi.