Sulmuesi Vedat Muriqi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rumaninë.

“Siç e dini jemi në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme. Pas shumë kohësh kthehemi në Fadil Vokrri. Jemi shumë optimist. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë”.

“Ne kemi biseduar ‘besojmë në hakmarrje’ por brenda në fushë. Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës, dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta”.

“Besoj se ndeshja do të jetë e rëndësishme për të dyja ekipet. Rumania dhe Kosova janë favorit për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider”

“E vlerësojmë shumë si kundërshtare sepse herën e kaluar të them të vërtetën unë personalisht nuk e kam parë Rumaninë që janë shumë para nesh. Brenda fushës në lojë e kanë merituar të kualifikohen në Evropian. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm. Kanë lojtarë të rëndësishëm. Do të mundohen të na nxjerrin probleme. E dimë kundërshtarin, me gjithë respektin, nesër do ta japim maksimumin për t’i lënë ata pa pikë”.