Muriqi nuk do të kthehet në Fenerbahçe, kjo është arsyeja

Vedat Muriqi edhe këtë verë është në qendër të polemikave nga mediumet sportive në Turqi.

Këto të fundit raportojnë se sulmuesi kosovar do të rikthehet te Fenerbahçe, pas një sezoni jo të mirë me Lazion.

Burime të Indeksonline afër Muriqit, bëjnë të ditur që Lazio dëshiron ta huazojë sulmuesin kosovar në Itali.

Paga e tij është shumë e lartë dhe e papërballueshme për klubet në Turqi, ndërsa ekipi italian mund ta shes vetëm nëse vjen oferta mbi 15 milionë euro.

Ndryshe, 27 vjeçari aktualisht po qëndron në Prizren dhe pas pak ditësh do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës për ndeshjet miqësore të qershorit.