Muriqi në Stamboll, mediat ngrenë dyshimet

Vedat Muriqi të enjten në mëngjes ka postuar një fotografi me djalin e tij për të njoftuar se është duke udhëtuar për në Stamboll.

Nuk ka treguar për qëllimin e vizitës, por i menjëhershëm ka qenë edhe raportimi i mediave në Turqi që ngrenë dyshimet se mund të arrijë marrëveshje me Fenerbahçen ose Galatasarayn.

Dy gjigantët turq kanë shprehur interesim gjatë muajve të fundit për Muriqin, që nuk tregoi vlerat e tij te Lazio prej se u transferua nga Fenerbahçe.

27-vjeçari me skuadrën italiane ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Sezonin aktual ka luajtur 14 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Evropës.