Muriqi me gol, asist e karton të kuq në fitoren ndaj Gazientepit VIDEO

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me gola dhe paraqitje të mira me klubin turk, Fenerbahcen.

Fenerbahce ka arritur të fitojë me vështirësi 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të klubit turk padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi bëri një paraqitje të mirë duke u vulosur edhe me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Sulmuesi prizrenas shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë brenda zonës për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Megjithatë, Muriqi ishte pafat pas golit, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë apo të kuqin pas një topi të larguar në tentim për të vonuar ndeshjen.

Me golin ndaj Gaziantepit, ylli i Kosovës arrin në kuotën e 11 golave në kampionat, ndërsa ka edhe katër asistime.

Më poshtë e gjeni golin e shënuar nga Muriqi.

KLIKONI KËTU