Muriqi lë prapa edhe Van Persien te Fenerbahce

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi golin e dhjetë me fanellën e Fenerbahces në Superligën e Turqisë.

Futbollisti më i mirë i Kosovës këtë sukses e arriti në ndeshjen e tij të 15-të pas transferimit nga Rizespori.

Ai me këtë rast e ka kaluar, madje dukshëm, yllin holandez, Robin Van Persie.

Holandezit, në vitin 2015 iu deshën 24 ndeshje për të arritur shifrën e 10 golave në elitën e futbollit turk.