Muriqi kërkohet edhe nga skuadra të Serie A

Mes Turqisë dhe Italisë. Vedat Muriqi autori i 17 golave me fanellën e Rizesporit në sezonin e fundit, kërkohet me ngulm nga gjigandi turk Galatasaray në Superligën turke.

Por duke iu referuar asaj që raporton Tuttomercatoweb sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kërkohet edhe në Itali me Torinon dhe Sassuolon që janë dy skuadrat e interesuara për 25-vjeçarin.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Muriqit me kartonin e tij që vlerësohet rreth 5 milionë euro nga Rizespori, ndërkohë që ish lojtari i Teutës dhe Besës pëlqehet edhe nga Olympiacosi, por vështirë se ai do të zgjedhë Greqinë si destinacionin e tij të ardhshëm për vijuar karrierën.