Muriqi karantinohet në Turqi, rezultoi pozitiv me COVID19

Vedat Muriqi është lojtari i kombëtares së Kosovës që ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

Sulmuesi i Lazio, akoma pa pasur mundësi të regjistrojë debutimin e tij në Itali, duhet të përballet me virusin Covid-19.

Agjencia italiane e lajmeve, ‘ANSA’, raporton se Muriqi është karantinuar në Turqi, transmeton lajmi.net.

Lojtari thuhet se nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është asimptomatik.

Muriqi do të jetë i karantinuar deri në testin e radhës, i cili duhet të dalë negativ për ta liruar atë.