Muriqi flet për golin e shënuar dhe fitoren me Fenerbahcen

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer.

Ylli i Kosovës ka qenë vendimtar edhe në një fitore të skuadrës së tij Fenerbahce.

Gjiganti nga Stambolli ka triumfuar në udhëtim te Denizlispor me rezultat të ngushtë 1-2, derisa Muriqi realizoi golin e dytë në këtë takim.

Sulmuesi kosovar ka folur pas ndeshjes ku ka thënë se janë të lumtur me fitoren e arritur.

“Denizlispori kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”.

“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”, tha Muriqi.

Tutje sulmuesi prizrenas ka thënë se e rëndësishme është që në fund skuadra e tij ta fitoi titullin e kampionit.

“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, përfundoi Muriqi.

Me golin ndaj Denizlispor, Muriqi ka shkuar në koutën e katër golave në Superligën e Turqisë.

loading…