Muriqi flet pas golit kundër Atalantas: Në fillim e kam pasur të vështirë, kam punuar shumë

Vedat Muriqi shënoi golin e tretë sonte për Lazion kundër Atalantas. Gjiganti i sulmit kosovar ka qenë protagonist në këtë ndeshje derisa ai ka shënuar golin e tretë

Vedat Muriqi ka folur për Radio Style Lazio derisa “Pirati” siç e quajnë në Itali ka thënë se kohëve të fundit është duke punuar shumë dhe rezultati i të dy golave e tregon këtë.

“Më pëlqen Atalanta si ekip. Është shumë e rëndësishme që të fitojmë si ekip dhe të ndekim synimet tonë. Nëse shënoi, fitoj besim sepse unë jam sulmues. Kam kaluar një moment të komplikuar midis lëndimeve dhe Covidit dhe lëndimit që për mua nuk ishte e lehtë. Tani jam mirë, po shënoi dhe kjo është e rëndësishme për ekipin”, ka thënë Muriqi.

Sipas tij, sa më shumë punë paraqitjet do të jenë më të mira.

“Moto e ime është gjithmonë e njëjta: puno shumë, jep më të mirën pavarësisht minutave të luajtura”.

Duke folur për atë se a është fizikisht i aftë 100 për qind, Muriqi ka thënë se për të ka qenë paksa më lehtë për të luajtur pasi që në skuadër ka sulmues të kalibrit Immobile, Correa, Caicedo dhe Pereira, derisa ka treguar se kujt ia dedikon fëmijëve të tij. “Goli im i parë në Serie A? Unë ia kushtoj familjes time dhe fëmijëve të mi”, ka thënë ai.