Muriqi fitoi penallti në barazimin e Lazios


Vedat Muriqi e ka ndihmuar Lazion të marrë një pikë në ndeshjen me Torinon. Torino e Lazio luajtën 1:1 të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë të Serie A.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në lojë hyri në minutën e 79-të në vend të Daniel Akpa-Akpro. Ndërkohë në minutën e 91-të fitoi penallti. Koffi Djidji intervenoi në zonë në mënyrë të parregullt në Muriqin, ndërsa arbitri tregoi në pikën e bardhë. Ciro Immobile realizoi penalltinë për Lazion, për barazimin 1:1.

Elseid Hysaj kompletoi ndeshjen te Lazio. Etrit Berisha e Mergim Vojvoda qëndruan në stol te Torino. Në stol qëndroi edhe Thomas Strakosha te Lazio.

Momenti: https://streamja.com/74jgR