Muriqi do të jetë në fushë ndaj Çekisë

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Malit të Zi, sulmuesi Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë pas një konfrontimi fizik me Vladimir Jovoviç në fillim të ndeshjes.

Opinioni kosovar ishte në shok pasi ky ishte kartoni i dytë i sulmuesit shtatlartë në këto kualifikuese dhe u vu në dyshim se a do të jetë i suspenduar për ndeshjen ndaj Çekisë.

Megjithatë, rregullorja e UEFA-së qartëson gjithçka dhe 25-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare të muajit nëntor.

Sipas UEFA-së lojtari që merr tre kartona të verdhë pezullohet për një ndeshje në kualifikueset e Evropianit apo Botërorit.

Muriqi duhet të jetë mjaft i kujdesshëm në takimin në Pragë, pasi ndëshkimi i mundshëm atje, do bënte që ai të mos luante në ndeshjen finale ndaj Anglisë.

Ndryshe, ylli i Fenerbahces shënoi në fitoren 2-0 të Kosovës ndaj malazezëve mbrëmë.

loading…