Sulmuesi Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes Kosovë-Bullgari e cila përfundoi me shifrat 1:1 në “Fadil Vokrri.
“E kemi dominuar lojën që nga fillimi. Krijuam shumë raste, shënuam gol dhe goditëm shtyllë. Bullgaria tentoi të na zë në befasi dhe shënoi nga ndërprerja”, tha Vedat Muriqi për Supersport Kosova, përcjell Zëri.info.
“Ata janë më përvojë dhe na provokuan. Ne jemi ekip i ri dhe ramë paksa në provokime, por u kthyem”, deklaroi gjiganti i sulmit kosovar, Vedat Muriqi







