Muriqi afër transferimit te klubi i njohur evropian, Fabrizio Romano njofton të reja e fundit

Vedat Muriqi pranë transferimit te klubi i njohur evropian, këto janë të rejat e fundit nga Italia

Përfundimisht, Vedat Muriqi do të bëhet me skuadër të re për edicionin 2022/23.

Sulmuesi i Kosovës që ishte i huazuar te Mallorca nga Lazio në edicionin e kaluar, këtë verë do të bëhet me skuadër të re.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, ylli i Kosovës do të transferohet në Belgjikë.

Muriqi do të nënshkruajë me klubin e madh belg, Club Brugge.

Romano shkruan se Brugge është pranë ta kompletojë transferimin, derisa tani janë duke u diskutuar detajet e fundit.

Vlera e transferimit do të jetë 11 milionë euro./Demokracia.com/