Arijanet Muriq

Muriq sërish në formacionin e javës në Premier League

Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Shearer, e ka përfshirë për herë të dytë rresht portierin e Kosovës, Arijanet Muriq, në formacionin më të mirë të xhiros në Premier League.

Formacioni i xhiros së 35-të, i përzgjedhur nga legjenda angleze, është publikuar të hënën në faqen zyrtare të Premier Leagues.

Portieri Muriq bëri paraqitje të shkëlqyer ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”. Ndihmoi Burnleyn të fitoj një pikë të shtunën, duke bërë gjithsej nëntë pritje në barazimin 1:1. Muriq ishte vlerësuar me notën 8.10.

“Arijanet Muriq bëri tri pritje të mëdha që e mbajtën Burnleyn në lojë. Bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer”, ka thënë Alan Shearer.

25-vjeçari në edicionin aktual ka zhvilluar shtatë ndeshje. Burnley është në garë për mbijetesë në Premier League. Zë vendin e parafundit me 24 pikë.