Arijanet Muriç mbrëmë ka debutuar për Kosovën me paraqitjen e tij të parë në portë.
20 vjeçari ka impresionuar të gjithë me paraqitjen e tij, me pritjet dhe gjakftohtësinë me top.
Kjo paraqitje nuk ka shkuar pa i rënë në sy edhe gjigantit anglez, Manchester City, që është klubi ku luan portieri i Kosovës.

Përveç cfaqes zyrtare të Cityt, edhe disa faqe të tifozëve kanë raportuar dhe janë ndarë shumë të kënaqura me paraqitjen e tij.

Porta e Kosovës padyshim se është në duar të sigurta për vitet e ardhshme.







