Sikurse shefi i tij i partisë dhe i qeverisë Albin Kurti, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati ka rënë ndesh me deklarimet e tij në lidhje me afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Në një paraqitje televizive në Kanal10, më 25 dhjetor të vitit të kaluar, 3 ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Murati thoshte se nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 5 mars, atëherë shpërndahet Kuvendi.

Derisa ai po fliste përballë analistëve, ai u shpreh: “Me datën 4 mars na duhet me zgjedh presidentin apo presidenten e re. Nëse nuk zgjidhet, duhet me u shpërnda Kuvendi, apo jo?”.