Munishi: Urime Dritës, klubit të madh, por kush qeshet i fundit mbetet të shihet

Drita e ka mundur 2:1 Ballkanin në një duel të drejtpërdrejt për kreun e Superligës të dielën në Gjilan, duke e rrëmbyer atë për herë të parë këtë sezon në përpjekje për ta mbrojtur titullin.

Kastriot Rexha me dy gola me kokë në pjesën e parë ia siguroi kampiones në fuqi triumfin kundër liderit së deritanishme në stadiumin e Qytetit, me golin e Mirlind Dakut që nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e dytë të Ballkanit këtë sezon.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi, ka duartrokitur kundërshtarin, sipas të cilit, Drita mori pikët e plota me merit.

Ai ka lavdëruar edhe gjyqtarin e ndeshjes për referimin.

Postimi i plotë i Munishit:

Urime fitoren e merituar Klubit te Madh Drita .Nuk me vjen mirë, por jam sportist dhe e pranoj humbjen .Referim shume i mirë nga Dardan Çaka 60 me 40 për vendasin që është normale ne kufij të fer play it.Më vjen mirë që klubi imë Fc Ballkani ka arritur atë nivel që kur mundet gezimi është i papar për kundërshtaret .Ndeshje të tilla e qojnë futbollin përpara .Ishte ndeshje e fort , plot duele , plot vetmohim , plot akcione , duhet me cek që pat edhe pak ,,Comodita shtrat,, taktikë , që eshte normale e kuptoj , por e arsyetoj epitetin e derbit në të gjitha aspektet .Kjo tregon që futbolli Kosoves po kalon ne tjetër nivel , që është tepër mirë për neve .Lufta vazhdon 🧡🖤🏆🏅.Kush qeshet i fundit mbetët të shihet.