Munishi thotë se te Prishtina dhe Real Madridi nuk mund të jetë askush “baba”

Trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi ka sqaruar arsyen e nofkës së tij të re te klubi kryeqytetas.

Munishi te Prishtina tanimë ka marrë nofkën “djali i kryeqytetit” dhe jo si “Ismet Baba” siç i referohej ai vetes më parë.

Trajneri i mirënjohur i futbollit të Kosovës ka treguar arsyen se pse nofka e tij ka ndryshuar te klubi më më shumë trofe i futbollit të Kosovës.

“Unë e kam pasur nofkën “baba” dhe me thonë “baba” është pak problem. Më mirë në Prishtinë është me ardhë si djali i kryeqytetit. Në Prishtinë edhe në Real Madrid nuk mund të ketë “baba”. Mund të ketë anëtarë, mund të ketë trajnerë, djem të qytetit, por klubi është aq i madh sa nuk e pranon një gjë të tillë”, ka deklaruar Munishi në Kanal10, raporton Demokracia.com.

Ismet Munishi dhe Prishtina ndodhen në vendin e katërt me 21 pikë, një më pak se Gjilani që ka dy ndeshje më shumë se “bardhekaltrit”.