Munishi: Suksese në luftën e madhe, mbi Prishtinën vetëm qielli

Ismet Munishi nuk ka folur ende pas vendimit të kryesisë së FC Prishtinës për ta mbyllur para kohe bashkëpunimin me të.

Trajneri prishtinas u shkarkua pas humbjes së pësuar dje nga Malisheva, me Bordin që konsideroi se ishte koha e duhur për t’u ndarë për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Munishi deri tash e ka zgjedhur heshtjen, por që e ka bërë një koment në postimin e bashkëpunëtorit të tij të deritashëm, Kushtrim Sopa, i cili e bëri një postim në rrjetet sociale për ta falënderuar Munishin pas bashkëpunimit.

“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa, zemra e FC Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli”, ka komentuar trajneri i derisotshëm i FC Prishtinës.