Munishi ngreh në qiell Ballkanin, pas triumfit me Dritën

Ballkani e ka mposhtur Dritën në derbin e mesjavës me rezultat 2-0. Me këtë fitore, skuadra nga Suhareka e ka bërë edhe një hap më afër titullit.

Ismet Munishi ka thënë se rivalët e kanë të vështirë për të përballuar tempon e Ballkanit.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, skuadrat tjera kanë probleme ta përballojnë tempon tonë dhe kjo u pa sot. Po e shijojmë momentin dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër përveç se ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi aspak presion” ka thënë Munishi.