Munishi me dedikim për Maradonën: Sa të desha tregon emri i djalit tim

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka bërë njër dedikim të veçantë për legjendën argjentinase Diego Armando Maradona, që vdiq sot në moshën 60-vjeçare.

“Lamtumirë mbret. Sa e dashtë futbollin, tregon pasioni që pate për lojën. Sa e dashtë topin, tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin, e njerëzit të keqpërdorën. Sa të deshta unë, idhulli im, të tregon emri i birit tim. Se kush ishte ti për popullin tënd, na tregon Argjentina këto ditë kur të jep lamtumirën ty. Lamtumirë Diego Armando Maradona. Lamtumirë pjesa më e mirë e fëmijërisë e rinisë sime. Lamtumirë më i madhi i më të mëdhënjeve i të gjitha kohërave”, ka shkruar Munishi në Facebook.