Infektimi i Izeir Eminit

Munishi komenton rastin me koronavirus: Amatera folni tash!

Një futbollist i Dritës ka rezultuar pozitiv me koronavirus njofton klubi gjilanas në komunikatën e fundit.

Futbollisti që ka dalë pozitiv me këtë virus është Izeir Emini.

Lajmi për Gazeta OLLE është bërë i ditur nga vetë futbollisti nga Maqedonia e Veriut.

“Testin për Covid-19 e kam bërë dje në Shkup më saktësisht në një spital privat ndërsa sot mora rezultatet dhe fatkeqësisht për mua ishte pozitiv”, ka thënë Emini.

Kurse, në rrjetet sociale ndaj këtij rasti ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

“Amatera folni tash. Rrezikoni jetën e njerzve për interesa personale. Shërim të shpejt Izair Emini nga Covid19”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook.