Munishi i lumtur me fitoren ndaj Ferizajt

Prishtina ka arritur fitore minimale ndaj Ferizajt. Skuadra e Ismet Munishit ndali 3 pikët në “Fadil Vokrri” duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi i cili tha se është i kënaqur me performancën e ekipit, megjithatë nuk e la pa u marr pak edhe me referët.

“Jam i kënaqur sidomos në pjesën e sulmit, sot ishte në element, Kryeziu. Megjithatë prapë duhet të punojmë për të mbyllur ndeshjet pasi rezultati 2-0 është shumë i rrezikshëm. Isha i kënaqur me referin e sotëm disa të tjerë duhet të marrin mësim. Referi është i mirë kur është në hije e jo protagonist”, ka thënë Munishi.