Munishi: Edhe sot i tregova opinionit se kush është ‘BABA’!

Ismet Munishi ka folur pas barazimit 1 me 1 në ndeshjen Gjilani – Drita, e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Munishi u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Ky barazim është si fitore. Veç sa me iu tregu opinionit, se kush është baba. Futbollistët dhanë një angazhim të madh sonte. Kështu luftohet për Gjilanin për këto ngjyra”, ka thënë Munishi pas ndeshjes.

Gjlani me këtë barazim mbetët në pozitën e katërt me 48 pikë, kurse Drita në pozitën e dytë me 69 pikë.