Mungesë e madhe për Dritën, përfundon sezoni për Kastriot Rexhën

Futbollisti i Dritës, Kastriot Rexha nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë klubin në fazën vendimtare të sezonit.

Klubi gjilanas raporton se Rexha do t’i nënshtrohet operacionit për shkak të një lëndimi në gjurin e tij të majtë, përcjell Ballkani.Info.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin e Dritës ku dihet që tani Superliga është në një fazë të rëndësishme dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.

Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe 2 asistime.