Mundësit kosovarë pësojnë humbje në Lojërat Mesdhetare

Egzon Shala dhe Alban Sopa, kanë garuar sot në garat e mundjes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Të dy mundësitë pësuan humbje.

Egzon Shala u mund nga Ercan Salim, në çerekfinalen e kategorisë -125 kilogramë, ndërsa Sopa humbi nga Jacopo Masotti i Italisë, në çerekfinalen e kategorisë -74 kg.

Të dy garuesit mund të garojnë edhe nesër, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.