Kriza

Mund të themi se Zidane e parashikoi këtë Real Madrid

AUTORI:ROBERTO PALOMAR

Julen Lopetegui ishte befasuar kur ishte telefonuar nga Florentino Perez dhe tani ai është drejt largimit, i ndaluar në kohë, në një humbje. Ai pati një punë të mirë dhe e ndryshoi atë për atë që dukej se ishte ëndrra e jetës së tij. Doli që ëmbëlsira ishte helmuar.
Zinedine Zidan e shikoi këtë. Ai e befasoi botën në një ditë të nxehtë në maj kur ia hapi vetes derën e largimit, duke thënë lamtumirë, ku gjithkah përfundoi aty. Ai u largua me një kabinet të mbushur me trofe, por më një parashikim për kohë të vështira që vinin përpara. Ai e la presidentin me një rrëmujë të madhe që duhej të merrej, duke kërkuar për një trajner. Ai kurrë nuk shquhet për të gjetur trajner të mirë dhe kur e zgjodhi një të mirë ishte për koincidencë, ishte Zidane.

Me shkarkimin e Carlo Ancelottit, mesazhi ishte që Real Madridit i duhet një puls i ri. Me Vicente del Bosque, ishte se ata kërkonin një opsion teknik. Këto mantra janë gatuar si heqja e pendlave të pulës nga Perez, me vetëm një ndryshim i nevojshëm duke ndryshuar emrin e personit të shkarkuar. Kjo është një formulë e thjesht, si mbushja e një fature të taksave, me disa arsyetime të dala jashtë mode. Këtë herë është e mundshme të shohim një rresht të tipit “e kemi humbur besimin”. Është një formë e dobishme që saktësisht nuk thotë asgjë dhe nuk dëmton apo poshtëron një person pasi e largoni.

Gjithçka, por duke pranuar realitetin, që Vinicius Junior nuk është Pele, që Gareth Bale dhe Karim Benzema nuk mund të shënojnë të dy bashkë 50 gola si Ronaldo, që Luka Modric mund të lodhet, që Marcelo nuk mbron si Camacho dhe që Sergio Ramos do ta këtë pushtetin në zhveshtore, një vend që e fiton pasi që jeni në një ekip për kohë të gjatë dhe ke fituar gjithçka aty, është një shqetësim. Duke mos e parë këtë dhe duke menduar që nënshkrimi me trajnerin e Kombëtares do të zgjidhte gjithçka me futbollin. Kjo është përgjegjësi e presidentit.

Është e njëjtë, të neglizhosh sugjerimet e Lopetegui’it, me trajnerin që ka filluar ndoshta të sheh të njëjtën gjë që e shikoi Zidane. Ka mungesë të numrit 9, nuk ka zëvendësim për Mateo Kovcacic, ndoshta nevoja për një tjetër mbrojtës apo mbrojtës të majtë dhe nevoja për ajër në zhveshtore. Përgjigja për të gjitha dyshimet e Lopeteguit ishte Mariano, i cili dukej se ishte i ndaluar për të pasur sukses me Sevillan për ta fituar besimin e klubit. Trajnerit ju dha ky lojtarë dhe po ashtu ju shit idea që Vinicius Junior është Kylian Mbappe. Çdo mrekulli që ai e paraqet në divizionin e dytë është një tjetër shpullë për Lopeteguin. Qëllimi i tij në Vigo ishte i keq për një trajner, pasi që kjo është një mënyrë tjetër për të arsyetuar mos aktivitetin në afatin e transferimeve.

Si i tillë, tash në kartë është shkarkimi. Nëse do të kishte një figurë si Zidane në klub apo ndonjë emër tjetër me autoritet në treg, tashmë Lopetegui do të ishte në listën e viktimave. Nëse ai ruan pikë në ndeshje dhe vazhdon të jetë aty nuk është pse ai nuk dëshiron apo syrit klinik të Perezit. Do të jetë, edhe njëherë, shkaku i koincidencët. Pak sporte shpërblejnë si guximi për futbollin.