Muminoviq mposhtet nga rusja Nugaeva, medaljen e kërkon nëpërmjet repesazhit

Erza Muminoviq është mposhtur në çerekfinale të Evropianit për junior në xhudo që po mbahet në Luksemburg.

Ajo në çerekfinale u ndal nga rusja Liliia Nugaeva. Nugaeva e mposhti Muminoviqin me ippon pas kohës shtesë.

Muminoviq, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, do ta kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet represazhit.

Kosova në Evropianin për juniorë në Luksemburg po përfaqësohet me Erza Muminoviqin dhe Fatjona Kasapin. Kasapi, që garon në kategorinë deri 57 kg, sot është ndal në luftën e parë.