Mulhaxha-Kollçaku: Nuk ka mundësi të llogaritet vota e deputetit që ka humbur mandatin

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e re nuk mund të llogaritet.

Mulhaxha-Kollçaku ka shtuar tutje se “në një shtet normal nuk ka mundësi presidenti të jetë kumbarë i një qeverie”.

“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit. NUK KA MUNDËSI! Në një shtet normal nuk ka mundësi Presidenti të jetë kumbarë i një Qeverie. Kjo është shkelje e Kushtetutës, prandaj NUK KA MUNDËSI”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim ka votuar për Qeverinë Hoti, ditën e mërkurë.