Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.

Mulhaxha-Kollçaku tha se Agim Veliu, e ka çuar komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë.

“Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë”, shtoi ajo.