Sulmuesi Arbnor Muja e ka ndihmuar me gol fitoren e Samsunsporit ndaj Adana Demirsporit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tetë të Superligës turke.

Muja shënoi për 1:1 në minutën e 58-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të. Më pas Samsunspori i shënoi edhe dy gola për fitoren 3:1.

Muja i ka dy gola në tetë paraqitje në Superligën e Turqisë.

Më herët në karrierën e tij, Muja ka luajtuar në Belgjikë, derisa edhe në Kosovë ka djersitur fanellën e disa klubeve.

Në nivelin ndërkombëtar, Muja është pjesë e kombëtares shqiptare, për të cilën nuk ka luajtur gati një vit