Muja lëndon shpatullën, mungon për të paktën një muaj

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja ka lënduar shpatullën dhe pritet t’i mungojë Antwerpit për të paktën një muaj, raporton mediumi belg “hln.be”, transmeton Demokracia.com.

Reprezentuesi kosovar nga Mitrovica është lënduar në ndeshjen e Antwerp kundër Club Brugge.

Lëndimi i Mujës vjen pas paraqitjes së tij të mirë në ndeshjet e fundit me fanellën e klubit belg.

Në 14 ndeshjet e luajtura, Muja ka realizuar dy gola dhe ka ndihmuar skuadrën e tij me dy asistime.

Muja iu bashkua Royal Antwerp në verën e vitit të kaluar kur u transferua nga Drita e Gjilanit.