Muhaxheri: PDK bashkë me grupin e asamblistëve, do t’i përfaqësoj denjësisht interesat e Dubovës së Madhe

Bartësi i listës së PDK-së në Kuvendin komunal të Pejës, Arton Muhaxheri, ka vizituar Dubovën e Madhe, me ç’rast mori përkrahje për asamblenë komunale.

I pranishëm ishte edhe deputeti, njëherësh kryetari i degës, Xhavit Haliti.

“Dubova e madhe ka vendosur që besimin për ti përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin Komunal ta delegoj te PDK-ja. PDK bashkë me grupin e asambleistëve, do të kujdeset që ti përfaqësoj denjësisht interesat e Dubovës së madhe nëpërmes kandidatit të zones Bashkim Podrimqaku”, ka shkruar ai.