Muhaxheri: Kurti të deklaroj se a vazhdon ta mbaj të njëjtin qëndrim se ‘regjimi’ i Mustafës e vrau Deharin

Zyrtari i lartë i PDK-së, Arton Muhaxheri, e ka akuzuar rëndë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka kërkuar që Kurti t’i përgjigjet familjes dhe shokëve të Astrit Deharit pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Albin Kurti është mirë ti përgjigjet familjes dhe shokëve të Astrit Deharit, si ka mundur ta takoj profesor Isën, regjimin e të cilit siç thoshte Kurti e akuzonte për vrasjen e Astrit Deharit”, ka shkruar Muhaxheri.

Sipas tij, Albin Kurti publikisht duhet të deklaroj se a vazhdon ta mbaj të njëjtin qendrim se “regjimi” i profesor Isës e ka vrarë Astrit Deharin. /Ballkani.info/

loading…