Muhaxheri: Fuqia e PDK-së në asamblenë e ardhshme komunale do të jetë fuqi edhe për rininë e Pejës

Kandidati i PDK-së për Kuvendin Komunal të Pejës, Arton Muhaxheri, ka zhvilluar takime gjatë ditës së sotme me të rinjtë e Pejës.

Muhaxheri theksoi se fuqia e PDK-së në asamblenë e ardhshme komunale nuk do të jetë vetëm fuqi për PDK-në por do të jetë fuqi edhe për rininë e Pejës.

Ai tutje theksoi se do të inicohen çështje që do të ndikojnë drejpërdrejt në përmirësimin e rolit të të rinjve në shoqëri.

Postimi i plotë:

Rinia në fokusin e PDK-së në Pejë

Fuqia e PDK-së në asamblenë e ardhshme komunale nuk do të jetë vetëm fuqi për PDK-në por do të jetë fuqi edhe për rininë e Pejës, ku do të inicohen çështje që do të ndikojnë drejpërdrejt në përmirësimin e rolit të tyre në shoqëri.

PDK ka gjithë potencialin e nevojshëm njerëzor dhe intelektual për ta bërë këtë.

#pdk177
#bashkpërrininë