Debat

Muhaxheri e Shkëlzen Gashi debatojnë për Kurtin: Nuk është në gjendje me bo kurgjo hiç, s’ka njerëz

Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe analisti Shkëlzen Gashi kanë diskutuar për autostradën e Dukagjinit, sipas Muhaxherit, atë që po e bën Qeveria Kurti nuk i bie më lirë sepse tha “e kanë qite vetëm një segment”.

E aty, u përfshi edhe analisti Shkëlzen Gashi duke kërkuar që për këtë çështje të pyetet ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu.

“Kjo qeveri dhe meqenëse ministria që drejtohet nga z.Aliu nuk reagon nesër, është mirë gazetarët me transkriptua këtë që e tha z.Muhaxheri dhe ku ta nxojnë në konferencë për shtyp z.Aliu është mirë me ja bo këtë pyetje në mënyrë që ne si qytetarë ta kemi edhe përgjigjen e tij”, tha Gashi në Pressing.

Ndërsa, Muhaxheri tha se Qeveria Kurti nuk është në gjendje të bëjë asgjë sepse sipas tij “nuk ka njerëz”.

“Nuk është në gjendje me bo kurrgjë hiç se s’ka njerëz, problemi i tyre i parë ka qenë që s’kanë pas program dhe qytetarët kanë besu verbërisht në diçka pa program, por i kanë besu liderit që ai ka me i ndreq sendet me shkopin magjik. Tash po shihet që ai s’ka shkop magjik se për mi ndreq ato sene duhet me pas njerëz e ky pushtet nuk ka njerëz që u beson. Nuk kanë pas inxhinier, edhe pse gjithë kohën trumbetojnë që kanë me bo mrekulli. Katër vjet çka kanë propagandu është zero, asnjëra prej punëve as nuk ka nis qysh duhet”, tha Muhaxheri.

VIDEO BONUS: Kurti s’prononcohet: Në ora 11:00 m’ka fillu takimi e unë s’jam aty, a po kuptoni