Muharremi, i pari që merr vaksinën anti-covid në Kosovë, falënderon Vuçiqin

Qytetari i parë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit në Kosovë është Muharrem Bahtijareviqi.

Në veri të Mitrovicës, qytetarë të shumtë kanë shprehur interesimin për të marrë vaksinën, sidomos njerëzit e shtyrë në moshë.

Bahtijareviqi pas vaksinimit ka thënë se ndihet shumë mirë dhe për këtë ai falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo kam marrë vaksinën, i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës që presidenti Vuçiq ka siguruar që ne jemi ndër të parët në Ballkan. Duhet të jemi krenarë që presidenti Vuçiq po na udhëheq në atë drejtim. Ka pasur shumë nga ata që nuk besuan në vaksinën”, deklaroi Muharrem Bahtijareviqi për Kosovo-Online.