Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj u është drejtuar qytetarëve, duke thënë se mund të jenë shqetësuar nga përballja me kundërshtarët, sidomos kur flasin keq dhe me inate.

“Të dashtun qytetarë ❤️ E di që ju shqetëson përballja me ta. Sidomos kur flasin keq dhe me inate.

Tejkaloni ato momente dhe takime, me sjelljen më të mirë mundësisht. E di që s’keni harru dhe i mbani mend ndryshe. ☺️ Megjithate respektone mendimin e lirë”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/