Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot e ka pritur delegacionin e lartë nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), i ardhur nga zyra qendrore në Suedi, të kryesuar nga z. Jakob Granit, Drejtor i Përgjithshëm i Sida-s, dhe znj. Lisa Fredriksson, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshëm, së bashku me përfaqësues të tjerë të Sida-s dhe ekipit të DEMOS-it.

“Ndër të tjera u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm, rezultatet nga zbatimi i programit DEMOS dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes lokale dhe shërbimeve për qytetarët”, ka shkruar Muharremaj. /Ballkani.info/