Futbollisti i Dritës

Muharrem Jashari shpallet lojtari më i mirë i muajit dhjetor te Drita

Mesfushori mitrovicas i Dritës, Muharrem Jashari, është shpallur futbollisti më i mirë i Dritës për muajin dhjetor nga tifozët.

Jashari ka pasur përformancë të mirë të gjilanasit pasi bankinën e mori trajneri Zekirija Ramadani derisa tek tekniku grek Vavalis ai kishte një minutazh të kufizuar.

Në një sondazh të hapur nga skuadra e Dritës, Jashari ka marrë më së shumti vota nga tifozët.

“Muharremi ka marr shumicën e votave të tifozëve tanë dhe është i preferuari i muajit Dhjetor. Faleminderit tifozëve tanë Intelektualëve dhe gjithë futbolldashësve për pjesëmarrjen në votim”, ka shkruar Drita në Facebook. /Ballkani.info