Këtë të hënë, me datën 6 Maj fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.

Besimtarët e fesë islame agjërojnë 17-të orë në ditë për një muaj rresht, duke mos kaluar asgjë përmes fytit deri në kohën e iftarit, përcjellë Ballkani.info.

Hoxhë Shefqet Krasniqi për Ballkani.info u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë të agjërojnë këtë muaj të shenjtë.

“Për këtë vit, si çdo vit tjetër ua urojë muajin e bekuar të Ramazanit, me të cilin Allahu na nderon me të. Këtë muaj të madh Zoti na ka flladitur mirë dhe kohën e ka bërë më të freskët”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shpjeguar se agjërimi është obligim dhe se nuk është turp të mbahet ai.

“Ramazani nuk përcakton a je politikan, a aktor a mjek. Ata duhet ta mbajnë, ata që thirren se janë myslimanë”, ka shtuar hoxha.

Për politikanët kosovarë, Shefqet Krasniqi ka një lutje.

“Ishalla bashkohen këta liderët tanë dhe merren vesh për këtë Kosovë, në mënyre që populli të jetojë sa më me pak sfida”, ka theksuar hoxha.

Iftari i parë është në ora 19.48 të hënënn e ardhshme. /Ballkani.info/