udhërrëfyesin klinik

MSH jep informacione për përdorimin e remdesivirit dhe favipiravirit nga pacientët me COVID-19, këto janë efektet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhërrëfyesin klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19.

Në këtë raport jepen të dhëna edhe për përdorimin e antibiotikëve, ku thuhet se te pacientët me COVID-19, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve: Azitromicinë, doksiciklinë, ceftriakson, etj).

Ndërsa, udhërrëfyesi ka thënë informacione edhe për trajtimin e pacientëve me favipiravir dhe remdesivir.

Raporti thotë se Favipiraviri nuk është aprovuar nga agjencitë rregullatore në ShBA dhe BE për përdorim te pacientët me COVID-19, por përdoret në shtetet si Turqia, Kina, Maqedonia Veriore.

Raporti thotë se Favipiraviri përdoret te pacientët me: Formë të lehtë dhe të moderuar të sëmundjes, me temperaturë dhe ethe, me PCR pozitiv në strishon nazofaringeale për SARS-CoV-2 ose antigjen pozitiv SARSCoV-2, pneumoni e diagnostikuar me imazheri të mushkërive (në fazën fillestare të zhvillimit).

Ndërsa, përshkrimi dhe administrimi bëhet në mënyrë ambulantore deri në (më së largu) 5 ditët e para të fillimit të sëmundjes.

Efektet anësore më të zakonshme nga Favipiraviri thuhet se janë ato gastrointenstinale: Rritja e nivelit të acidit urik, ulja e neutrofileve, rritja e transaminazave, reaksione psiqike dhe rritje e nivelit të triglicerideve në gjak. kundërindikohet te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, te pacientët me hipersenzitivitet, me dëmtime serioze të mëlçisë dhe veshkave.

Udhërrëfyesi ka dhënë informacione edhe për trajtimin me ilaçin remdesivir.

Ky ilaç thuhet se në mënyrë modeste zvogëlon vdekshmërinë te pacientët që nuk janë në ventilim mekanik (19 vdekje më pak për 1000 pacientë të spitalizuar), mund të zvogëloj incidencën e ventilimit mekanik dhe ka efekt modest në shkurtimin e kohës deri te shërimi nga COVID-19.

Sipas raportit, përdorimi i remdesivirit nuk rekomandohet te pacientët me pamjaftueshmëri të theksuar të veshkave (eGFR<30ml/min), në rastet kur vlerat e ALT janë 5-fish mbi kufirin e sipërm të vlerave normale, në rastet kur ka dëshmi të inflamacionit të mëlçisë.

“Gjatë trajtimit me remdesivir duhet të monitorohet me kujdes funksioni i veshkave dhe i mëlçisë. Remdesivir mund të shkaktojë simptoma gastrointestinale, rritje të transaminazave, zgjatje të kohës së protrombinës (pa ndryshim në INR) dhe reaksione të tejndjeshmërisë”, thotë raporti.

Lexoni KËTU raportin e plotë.