MSH-ja shpërndan fotografi se si duhet të kujdeseni në shtëpi në rast se jeni të infektuar me COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka shpërndarë një fotografi rreth kujdesit shtëpiak për rastet e dyshimta ose të konfirmuara me COVID-19.

Në këtë fotografi janë të shkruara disa këshilla se si duhet të veproni në rast se jeni të infektuar me COVID-19.

“Pastroni duart shpesh me ujë dhe sapun ose dezinfektues me bazë alkooli së paku 70 %”, thuhet ndër tjerash në fotografi.

Më poshtë lexoni këshillat se si duhet të veproni në rast se dyshoni apo jeni të infektuar me COVID-19.