Euro 2024

Mrekullia ndodhi, Gjeorgjia mposht Portugalinë dhe kualifikohet, kualifikohet edhe Turqia

Gjeorgjia padyshim është befasia më e madhe e këtij kampionati pasi ka siguruar kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropian.

Ajo e ka mposhtur Portugalinë në sfidën vendimtare me rezultat 2:0.

Portugalia më herët e kishte siguruar kualifikimin nga vendi i parë dhe sot ka qenë me e relaksuar gjë të cilën e ka shfrytëzuar mirë Gjeorgjia.

Kalimin e ka siguruar edhe Turqia që e ka mposhtur Çekinë, duke bërë që kjo e fundit i dha fund këtij evropiani. /Ballkani.info