Mrekulli: Foshnja tri orëshe merr dy plumba nga terroristët e ISIS-it, por mbijeton mrekullisht

Një bebe e cila u qëllua dy herë gjatë një sulmit terrorist në një maternitet në Afganistan, arrit që të shpëtojë mrekullisht nga vdekja.

Plumbat e morën foshnjën në këmbë, pasi terroristë të dyshuar të ISIS-it u futën në maternitet dhe qëlluan me armë, duke vrarë 24 persona në Kabul.

Viktimat ishin nëna, mami, doktorë dhe foshnjë.

Foshnja kishte vetëm tri orë që kishte lindur, e pavarësisht plagëve, ndodhet në gjendje ë mirë.

Ajo i mbijetoi ndërhyrjes kirurgjikale dhe tani po rimerr veten.