MREKULLI: Adoleshenti shpëton vajzën dy vjeçare që ra nga kati i dytë (VIDEO)

Një adoleshent nga Stambolli ka shpëtuar jetën e një vajze dy vjeçare.

Vajza vetëm 2-vjeçare ishte duke rënë nga kati i dytë i një shtëpie derisa i riu kishte vrapuar shpejtë për ta kapur atë.

Vajza e vogël për fat kishte shpëtuar duke ra në duart e djaloshit.

Fëmija pas këtij rasti ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ku edhe i është dorëzuar prindërve të cilët e kanë shpallur edhe hero djalin i cili ka shpëtuar vajzën e tyre.